Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani tha se e Metsola vazhdon të jetë e pakursyer në mbështetje të Kosovës, në rrugën drejtë BE-së, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ajo tha se presidentja e PE-së, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës.
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe, Osmani të dielen ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...