Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Hamasit të tregojë se dëshiron t’i japë fund luftimeve në Gaza duke pranuar marrëveshjen e armëpushimit që u miratua dje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo miratoi rezolutën tonë që i bën thirrje Hamasit të pranojë marrëveshjen për të vendosur një armëpushim të kombinuar me lirimin e pengjeve,” shkroi Biden në X.
“Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të provuar se ata e duan këtë.”
Hamasi lëshoi një deklaratë duke përshëndetur rezolutën e OKB-së pak pasi ajo kaloi, duke thënë se ishte gati të bashkëpunonte me ndërmjetësit për zbatimin e parimeve të planit.
Marrëveshja, e përshkruar nga Biden në fund të majit do të ndodhte në tre faza.
Faza e parë e marrëveshjes do të ishte një armëpushim gjashtëjavor, e dyta lirimi i pengjeve të mbetura nga Gaza dhe e treta dhe e fundit, një plan rindërtimi për Gazën.
Rezoluta kaloi me 14 vota pro dhe vetëm Rusia abstenoi nga votimi./abcnews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...