Kandidatja për kryetare të Preshevës nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani ka shpallur fitoren.
Para simpatizantëve të mbledhur ne selinë e partisë, ajo tha se kanë marr mbi 4 mijë vota që përkthyer në mandate në Kuvendin Komunal janë 10 ulëse ndërsa po luftojnë edhe për të 11.
Për të formuar shumicën në Preshevë duhen 21 ulëse për 38 vende gjithsej.
E pyetur se me ke mund të bëjë koalicion, Sinani tha se sonte duan te festojnë, por mendon se partitë që kanë udhëhequr deri më tani duhet të kalojnë në opozitë dhe opozita e deritashme të udhëheq me Preshevën.
Sinani përcolli edhe përshëndetjet e kryeministrit Albin Kurti për këtë fitore të PVD-së./A2CNN
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020