Ngjarjet e paralajë ruara për ditën e sotme:
10:00
Fondacioni Friedrich Ebert (FES), Zyra në Kosovë, organizon një panel diskutimi, ku do të publikohen të gjeturat e një hulumtimi lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. (Kampusi i AUK/ RIT Kosova, afër Gërmisë)
10:00
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Civil, nis procesi gjyqësor për një nga rastet më eklatante të uzurpimit të pronës në Hajvali, pas 22 vjetësh bllokimi. Prona milionëshe është blerë në vitin 2002 dhe pasi blerësi ka shkuar në disaporë, aty kanë filluar ndërtimet ilegale. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
10:00
Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Dytë, mbajnë seancën e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore në mes të Debitorit Telekomi i Kosovës dhe Kreditorit Dardafon.net (Pallati i Drejtësisë, objekti D)
10:30
Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, nis aksion në Prishtinë për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”)
11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C203)
11:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtarë EXPOKOS. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...