Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sipas njoftimit, në kabinetin e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës së presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të takohet kokë më kokë me presidentin në largim, Stevo Pendarovski.
Siljanovska-Davkova hapi një kapitull të ri në historinë e RMV-së si gruaja e parë që mban këtë post të lartë.
Fituesja e zgjedhjeve presidenciale në Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, sot do të inaugurohet zyrtarisht si presidentja e gjashtë e vendit me një deklaratë solemne në Kuvend.
Inaugurimi i presidentes të sapozgjedhur do të bëhet në kuadër të seancës së 151-të të Kuvendit, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës do të jetë ceremonia e betimit.
Pas ceremonisë në Kuvend, sipas njoftimit, në zyrën e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare për dorëzimin e postit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Në një deklaratë për media, Siljanovska-Davkova tha se ky akt gjithmonë i paraprinë shpalljes dhe shënon kurorëzimin formal të zgjedhjeve./klanmaqedonia
Haxhiu për zgjedhjen e presidentit: Duhet diskutime, jo barr...
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...
Irani lëshoi dronë, zjarr në rafinerinë e naftës në Arabinë ...
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit