Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, një mbështetëse e palëkundur e vendit dhe pavarësisë sonë.
Znj. Calmy-Rey, e cila përveçse gruaja e dytë presidente e Zvicrës, më parë ka shërbyer edhe si Ministre e Punëve të Jashtme, ndau njohuritë e përvojat e saj dhe shprehu përkrahjen e vazhdueshme.
Në takim u diskutua dhe rreth marrëdhënieve të fuqishme dypalëshe mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe lidhjet historike që kanë bashkuar për një kohë të gjatë të dyja vendet.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj znj. Calmy-Rey për mbështetjen e palëkundur, të cilën e ka treguar që përpara pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi ndikimin pozitiv të avokimit të saj gjatë viteve. Ai theksoi gjithashtu se tri vitet e fundit kanë shënuar përparime të mëdha në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë.
Çështjet kryesore të trajtuara gjatë diskutimit përfshinin po ashtu dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në integrim evropian.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se ky hap është thelbësor për promovimin e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës./Arbresh.info


Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...