Rreth 45,000 vullnetarë do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris këtë verë, por mes tyre nuk do të ketë asnjë nga Rusia dhe Bjellorusia.
Organizatorët e Lojërave Olimpike kanë pranuar 300,000 aplikime për vullnetarizëm, dhe në mesin e tyre kanë zgjedhur 45,000 persona.
Midis tyre kishte një numër të caktuar njerëzish nga Rusia dhe Bjellorusia, por më pas ata u informuan se shërbimet e tyre nuk ishin të nevojshme.
Në mesazhet drejtuar vullnetarëve nga Bjellorusia dhe Rusia, duke i informuar ata për ndryshimin e vendimit, organizatorët francezë deklaruan “kodin e brendshëm të sigurisë”.
Kujtojmë se atletët rusë dhe bjellorusë nuk do të mund të garojnë nën flamujt e tyre sepse vendet e tyre po marrin pjesë aktive në agresionin kundër Ukrainës dhe do të mund të garojnë vetëm nën flamurin neutral të IOC.
Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris. /Telegrafi/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...