Objekti i shkollës së mesme “Shefqet Guzi” në Gramsh të Shqipërisë është rindërtuar plotësisht.
Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook theksoi se në këtë mjedis shkollor do të ofrohen kushte të shkëlqyera për mbi 400 nxënësit dhe 32 mësuesit.
“Gramsh – Kantieri i Shkollës së Mesme “Shefqet Guzi”, ku po rilindin plotësisht mjediset shkollore, për të ofruar kushte të shkëlqyera për mbi 400 nxënësit dhe 32 mësuesit e kësaj shkolle”, ka shkruar Rama.
Mes tjerash, Rama bëri të ditur se do të investohet në 40 objekte mësimore gjatë vitit 2024-2025.
“Gjatë ciklit 2024-2025, Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të investojë në 40 objekte arsimore, për të vijuar planin e transformimit të shkollave nga veriu në jug, duke u garantuar nxënësve tanë arsimin cilësor që ata meritojnë”, shtoi Rama./Arbresh.info
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend