Një tjetër episod i dhunës ekstremiste është regjistruar në Australi, ku një 16-vjeçar i cilësuar si i “radikalizuar” u vra nga policia, pasi plagosi një person me thikë.
Adoleshenti, sipas autoriteteve, “vrapoi” drejt policisë dhe u qëllua për vdekje pasi nuk pranoi të ndalonte. Hetimet zbuluan se adoleshenti ishte radikalizuar në internet.
Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në parkun e makinave të një dyqani harduerësh në periferi të Willetton, në jug të Perthit. Policia kishte marrë një telefonatë nga një burrë që paralajmëronte se do të kryente “akte dhune”, por pa dhënë emrin ose vendndodhjen e tij.
Disa minuta më vonë, policia mori një tjetër telefonatë urgjente se “një burrë me thikë po vraponte” në një park makinash në Willetton.
Pasi goditi me thikë një burrë, adoleshenti, ende i armatosur me thikë, “u vërsul” drejt policisë që kishte mbërritur ndërkohë në vendngjarje dhe u qëllua për vdekje nga një oficer.
Kryeministri Cook shpjegoi gjatë një konference për shtyp se ka të dhëna se djali është radikalizuar në internet teksa siguroi banorët se ai kishte vepruar i vetëm./abcnews.al
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju