Katër personat e plagosur në Lupç të Podujevës janë familjarë mes vete, tre nga ta janë plagosur me armë zjarri ndërsa njëri me thikë.
Në një prononcim për Arbresh.info zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se deri te ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve.
Ajo theksoi se një person i dyshuar është dërguar në stacionin policor për tu intervistuar.
“Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar”, tha Ulaj.
Tutje, Ulaj tha se Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i marrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “vrasje në tentativë”./Arbresh.info
Lexo edhe:
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...