Në Gjakovë sot është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999.
Të pranishëm në shtëpinë e Nënës Ferdonije Qerkezi, ishin Nënkryetari i Komunës Flamur Fetahaj, Drejtori për Mjedis dhe Urbanizëm Arben Bakalli, Drejtoresha për Arsim Eranda Kumnova Baçi, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka Pylla dhe Këshilltari Xhavit Alijaj.
Në fjalën e tij, Nënkryetari Fetahaj, u shpreh se kjo pllakë simbolizon shembullin më konkret të durimit dhe sakrificës së popullit tonë, Nënën Ferdonije. “Kjo nënë dhe të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve, do të kenë gjithmonë mbështetjen tonë si institucion” tha ndër të tjera ai.
Ky projekt është financuar nga Komuna e Gjakovës./Arbresh.info
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...
MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e ...
Kongresistë e senatorë, letër Sekretarit Rubio: Mos e redukt...
Zanfina Ismaili i del në mbrojtje Gjestit: Nga përvoja them ...
Publikohet formacioni i javës 1/8-ës së finales në Champions...
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...