Destabilizuese dhe të rrezikshme. Kështu e cilësojnë mediat ruse ofrimin e Polonisë për të mirëpritur armatime bërthamore në territorin e saj.Presidenti Andrej Duda deklaroi një ditë më herët se ishin të gatshme t’i hapnin dyert një mundësie të tillë, nëse aleanca do të vendosë të përforcojë kahun e vet lindor. Për këtë vendim, ai citoi kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, e cila siç tha po intensifikon militarizimin e Kaliningradit dhe ka dislokuar armë bërthamore në Bjellorusi. Agjencia shtetërore e lajmeve Sputnik deklaroi se NATO shtonte rrezikun e një konflikti bërthamor globale. Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov paralajmëroi më herët me veprime hakmarrëse.
“Ushtria do të analizojë situatën dhe nëse këto planet do të konkretizohen. Në çdo rast do të bëjmë gjithçka të nevojshme dhe do të marrim të gjitha hapat reciproke për të garantuar sigurinë tone”, tha Dmitry Peskov.
Në intervistën e tij një ditë më herët, presidenti polak Duda, bëri të ditur se ndarja e armatimeve nukleare kishte qenë në fokus të bisedimeve mes Polonisë dhe SHBA prej disa kohësh. Kryeministri Donald Tusk, i cili ndan pikëpamjet e Dudës sa i përket sigurisë kombëtare, tha më vonë për gazetarët se siguria dhe potenciali ushtarak i Polonisë janë prioritete të tij, por se duhet të diskutojë urgjentisht më presidentin, lidhur me sugjerimet e fundit. Tre shtete anëtare të NATO-s janë fuqi bërthamor; SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Sipas programit të shpërndarjes së armatimeve, SHBA ka stacionuar baza bërthamore në vende si Belgjika, Gjermania, Italia, Holanda dhe Turqia. /A2CNN
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...