Drita ka arritur të shënoj fitore të madhe në udhëtim tek skuadra e Llapit me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm e shënoi Blend Baftiu në minutën e 42-të, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë ka qenë shumë dinamike me shumë raste kur ra edhe goli i vetëm.
Teksa pjesa e dytë ka qenë më e mbyllur me skuadrën llapjane që kërkontë golin e barazimit mirëpo Drita u mbrojt mirë.
Me këtë fitore Drita tani ka pikë të njëjta me Llapin nga 54 secila dhe ndodhen në pozita dy dhe tre.
Teksa Superliga tani ka një lider të ri është Ballkani i cili rikthehet në pozitën e parë pas triumfit ndaj Lirisë.
Llapi ndeshjen e radhës e luan ndaj Dukagjinit si mysafir, kurse Drita është nikoqire e Lirisë.
Deri në fund kanë mbetur edhe tetë xhiro dhe gara për titullin kampion po ashpërsohet nga java në javë./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...