Sulmuesi i ekipit të Liverpoolit, Mohamed Salah, thotë se kohën e lirë jashtë fushës së futbollit, e kalon duke luajtur shah, duke praktikuar joga, dhe duke medituar.
“Unë luaj shah pothuajse çdo ditë. Gjithashtu bëj joga për një pjesë të mirë të kohës, bëj meditim pothuajse çdo ditë”, tha ai.
“Përpiqem të evoluoj gjërat e vogla, jo vetëm nga futbolli, por edhe duke menduar për mua, si person. Është kështu… kur e mendoj, bëj gjithçka që të jem versioni im më i mirë në futboll. Por si një qenie njerëzore, edhe unë duhet të evoluoj”, shtoi Salah, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv.
Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...
Policia e Kosovës parandalon tri raste të garave ilegale, se...
Macron: Evropa nuk do të marrë pjesë në “operacionet e paqar...
Frika për hakmarrje, familja e shoferit që goditi për vdekje...