Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shtroi iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me Naim Tërnavën dhe të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame.
“Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që sonte ky iftar i bëri bashkë, duke e rikujtuar se ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë e tek vlerat e besimit e të shpresës.
Për këto ditë të mbetura të agjërimit, kryeministri iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm” thuhet në komunikatën e qeverisë.
Në këtë iftar, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputetja Shqipe Mehmeti -Selimi, Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama dhe anëtari i kryesisë, Mytaher Haskuka.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...