Google Translate është kritikuar në Rusi të martën pasi shërbimi përkthente termin “Federata Ruse” në “Mordor”.
Përdoruesit e rrjetit social në Ukrainë kanë vërejtur përkthimin e gabuar dhe kanë përdorur rrjetet sociale për tu tallur me të.
“Kur Google Translate gjeneron një përkthim, shërbimi kërkon lidhjet në qindra e miliona dokumente për t’i ndihmuar që të vendos përkthimin më të mirë për ju. “, tha fillimisht një zëdhënës i kompanisë Google, transmeton arbresh.info.
“Megjithatë, përkthimi automatik është shumë i vështirë pasi kuptimi i fjalëve varet nga konteksti që ato janë përdorur. Kjo do të thotë që jo të gjitha përkthimet janë perfekte, dhe prandaj ka gabime dhe përkthime të gabuara”.
“Ne gjithmonë punojmë për të rregulluar këto gabime sa më shpejtë që është e mundur kur ato shfaqen në vëmendjen tonë”./arbresh.info
A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvend...
Egli Tako ‘ndez debat’ me deklaratën në një koncert: A ka sh...
Restelica bëhet me depo mbeturinash
Flet njëri nga personat me trup të shkurtër për trajtimin që...
Alergjitë dhe stina e lindjes – A tregon sezoni i viti...
Festa e ditëlindjes së Yamalit, ylli i Barçës përballet me p...