Milani ka nisur të mendojë për merkaton e verës, ku me interes të madh priten ndryshimet në repartin e sulmit. Olivier Giroud mund të largohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe drejtuesit e kuqezinjve janë vënë në lëvizje për të plotësuar boshllëkun që do të krijojë largimi i francezit.
Joshua Zirkzee është një dëshirë e kahershme, teksa në anën tjetër është shtuar në listën e preferencave edhe sulmuesi suedez i Sportingut të Lisbonës, Viktor Gyokeres, i cili po mahnit këtë edicion (36 gola dhe 14 asiste).
Megjithatë, për të dy Milani do duhet të shpenzojë shuma të konsiderueshme, pasi asnjëri prej tyre nuk mund të zbarkojë në San Siro për më pak se 50 milionë euro.
Shqetësim mbetet dhe interesi i lartë për të dy këta sulmues nga Premier League. Në ishull ku janë të gatshëm që të shpenzojnë shumë më shumë se italianët për të marrë shërbimet e tyre.
Zlatan Ibrahimovic është përfshirë në bisedimet për të veshur kuqezi bashkatdhetarin e tij, Gyokeres. Në fokusin e drejtuesve, i treti por jo nga rëndësia, është Francesco Camarda.
Te Milani duan të firmosin sa më parë një kontratë profesioniste me 16-vjeçarin, i cili po shkëlqen me moshat e Milanit
Për adoleshentin e talentuar, lojtari më i ri që debutoi në Serie A (15 vjeç, 8 muaj, 13 ditë), ka interesim konkret nga Manchester City dhe Borussia Dortmund.
Milani i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare. Javët e ardhshme pritet që të jenë të nxehta në Milano, me kuqezinjtë që duan të sigurojnë sa më parë shërbimet e sulmuesit të së ardhmes.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit