Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me arsimin nuk bëhet pazar sepse është përcaktues për të ardhmen e vendit.
Kështu ka thënë Haradinaj në tryezën e organizuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së në bashkëpunim me Forumin Intelektual Evropa 2030 për arsimin në Kosovë.
Tutje, ai ka theksuar se bashkëpunimi politik me Forumin E30 dhe sindikatat e Arsimit, ka nisur të japë rezultatet e para, që do të kulmojnë me një plan të përbashkët për ta rikthyer dinjitetin e mësimdhënësve dhe ndryshimin pozitiv të gjendjes arsimore në vend.
Postimi plotë i Haradinaj:
Sallat mësimore, amfiteatrot e laboratorët janë fabrikat më të rëndësishme për një shtet. Me Arsimin nuk bëhet pazar sepse është përcaktues për të ardhmen e vendit.
Fatkeqësisht Arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie. Problemet janë shtuar dhe janë alarmante. Ndikimi i dëmshëm politik, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e fondeve për hulumtime shkencore, pagat e ulëta si dhe kushtet e dobëta infrastrukturore dhe lufta e hapur ndaj sindikatave dhe mësimdhënësve, kanë sjellur këtë sektor buzë kolapsit.
Në tryezën e dytë për Arsimin, kësaj radhe organizuar në bashkëpunim me Forumin Intelektual Evropa 2030, gjatë diskutimit me panelistët, profesionistë të fushave të ndryshme me kontribut të shquar në sektorin e Arsimit, u ngrit shqetësimi për degradimin e skajshëm që kjo qeveri i ka sjellur Arsimit.
Bashkëpunimi ynë politik me Forumin E30 dhe sindikatat e Arsimit, ka nisur të japë rezultatet e para, që do të kulmojnë me një plan të përbashkët për ta rikthyer dinjitetin e mësimdhënësve dhe ndryshimin pozitiv të gjendjes arsimore në vend./Arbresh.info
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...