Policia e Kosovës ka pranuar një informacion, se një person me datën 26.02.2024 në orën 23:59 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj me veturën Daimler Benz me targa vendore, ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.
Në njoftim thuhet se Policët e stacionit në Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë personin me inicialet A.M i moshës 22 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tij kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë , ngaqë i njëjti përveç kundërvajtjes për tejkalim në vijë të plotë, ai nuk e kishte të fituar të drejtën për patentë shofer.
“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falenderon qytetarin për infrmacionet e dërguara në polici , ndërsa fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info


Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes