Barcelona është duke e shqyrtuar mundësinë për të përforcuar ekipën me lojtarin e ri Raul Paula.
Siç raporton nga Gjermania “Bild”, Barça po ndjek nga afër Raul Paula, një futbollist 20-vjeçar që po shkëlqen këtë sezon me ekipin e dytë të Stuttgartit dhe po pret mundësinë e tij me ekipin e parë, transmeton Arbresh.info.
Raul Paula ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 21 ndeshje me ekipin e dytë të Stuttgartit, i cili luan në divizionin e katërt të futbollit gjerman.
“Bild” thekson se ai është një futbollist që i pëlqen presidentit Joan Laporta.
Përveç interesimit të supozuar të Barçës, edhe ekipet e tjera të Premier League-s po e vëzhgojnë situatën e Raul Paulas, i cili ka një kontratë në fuqi deri në vitin 2026 me Stuttgartin, por dëshiron të bëjë kërcimin në ekipin e parë ose të kërkojë një ekip ku ai mund të ketë mundësi në elitë./Arbresh.info/
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...