Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se gjatë Konferencës së Sigurisë në Muhih do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, ai ka thënë se një takim trepalësh nuk është në agjendë.
“Nuk është në planifikimet e mia, nuk është në agjendën time, por nëse do të ishte i mundur, ne do të ishim të lumtur. Në të kundërtën, unë duhet të tentoj ta arrij këtë diku tjetër”, tha Borrell në Munih.
Kurti dhe Vuçiq po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, në mesin e dhjetëra liderëve nga e mbarë bota.
Faktori ndërkombëtar tash e disa ditë është duke i bërë presion Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të rregullores së re të BQK-së, e cila konfirmon vetëm euron si valutë legjitime në Kosovë për transaksione bankare./rtk
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca
Trump: Irani do ta kishte sulmuar ShBA-në brenda një jave