Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar një 19 vjeçar në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 82 km/h.
Sipas njoftimit, ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit, shkruan Arbresh.info.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit