KB Vëllaznimi ka transferuar lojtarin më të ri në skuadër, qendrën holandeze, Craig Osaikhwuwuomwam.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Vëllaznimit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Craig luan në pozitën e qendrës, ai është 33 vjeçar dhe i gjatë 211cm.
Ai ka një eksperiencë të gjatë në top kampionate evropiane ku për 10 sezone luajti në elitën e basketbollit holandez për skuadra si Apollo Amsterdam, Nijmegen Magixx, LWD Basket, Donar Groningen dhe Lamstede Hammers, kurse luajti edhe në elitën e Republikës së Çekisë për BK Armex dhe për top ekipin estonez, Talinna Kalev.
Craig njihet si lojtar me karakteristika të shumëanshme dhe me shumë dimensionalitet në sulm, duke pasur shkathtësi asistuese, ashtu si ato defensive./Arbresh.info/
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...