Alejandro Balde, mbrojtës i majtë i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, iu nënshtrua një operacioni për një lëndim që pësoi në kofshën e djathtë.
Balde u lëndua të mërkurën e kaluar, në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, kundër Athletic Bilbaos, shkruan Arbresh.info.
20-vjeçari është operuar në Turku të Finlandës, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Barçës.
Pas këtij operimi ai mund të mungoj rreth katër muaj dhe është në rrezik të humbasë Evropianin “Gjermania 2024”.
Ekzaminimet mjekësore të kryera zbuluan se mbrojtësi i krahut pësoi një lëndim në tendinën e kofshës së djathtë, që kërkonte trajtim kirurgjik dhe iu dorëzua një specialisti që ka operuar lojtarë të tjerë të Barcelonës si Ousmane Dembélé, Ronald Araujo dhe Sérgio Roberto.
Këtë sezon, Balde luajti gjithsej 28 ndeshje, shënoi një gol dhe dha një asistim./Arbresh.info/
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës