Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega e Gjilanit.
Përmes një komunikate për media, LDK ka bërë të ditur se në takim është bërë vlerësimi i angazhimeve në terren gjatë javës që po e lëmë pas, shkruan Arbresh.info.
“Ekzekutivi i Gjilanit kamuflohet me projekte të rrejshme, me premtime boshe dhe vazhdon të mbulohet punët e pabëra, me arsyetime të paqëndrueshme”, shkruhet në postim.
Mes tjerash, në postim thuhet se diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin
Nën udhëheqjen e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë.
Është bërë vlerësimi i angazhimeve në terren gjatë javës që po e lëmë pas, duke e vendosur në fokus mobilizimin dhe angazhimin e strukturave dhe qytetarëve, karshi një qeverie e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mospunës, mosdijes dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore.
Ekzekutivi i Gjilanit kamuflohet me projekte të rrejshme, me premtime boshe dhe vazhdon të mbulohet punët e pabëra, me arsyetime të paqëndrueshme.
LDK do të vazhdojë t’i mobilizojë qytetarët lagje për lagje e fshat për fshat, në interest ë mbrojtjes së zhvillimit lokal, të politikave zhvillimore, stabilitetit politik të domosdoshëm dhe gjetjen e një morie të problemeve që lidhen me abuzimin e pushtetit, buxhetit, abuzimin e të drejtës dhe cenimit për qytetarët që janë të limituar në të drejtat e punës, në të drejtën për qasje për mbrojtje sociale, në të drejtën për jetë të barabart.
Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
27 janar 2024
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...