Gjatë ditës së sotme janë takuar katër krerët e Federatave më të mëdha të sportit në Kosovë.
Katër krerët e Federatës së Futbollit, Basketbollit, Hendbollit dhe Volejbollit të Kosovës, kanë zhvilluar një takim ku diskutuan rreth projekteve dhe proceset sportive të federatave që ata udhëheqin, shkruan Arbresh.info.
Lajmi e ka bërë të ditur i pari i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Bashkë me presidentin e Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, presidentin e Federatës së Hendbollit, Eugen Saraqini dhe presidentin e Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci diskutuam me tone pozitive dhe shkëmbyem ide e mendime për projektet dhe proceset sportive të federatave që i udhëheqim”, ka shkruar kreu i FFK-së, Agim Ademi.
Ata kanë diskutuar gjithashtu rreth grupeve të tifozëve të klubeve, e me theks të veçantë tifogrupin e Kombëtares, Dardanët.
“E vlerësuam të nevojshme që të kontaktohen këto grupe të tifozëve dhe të shpalosen projekte për organizimin e tyre sa më të mirë. Në të gjitha temat që diskutuam arritëm pajtueshmëri të plotë”, shkruhet tutje në postimin e kryetarit të FFK-së.
Ai ka paralajmëruar një takim tjetër të katër Federatave përkatëse në muajin shkurt./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...