Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së tij.
Kurti tha se Rugova kujtohet në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe kombëtarizimin e rezistencës civile të popullit të Kosovës.
“Bashkë me presidenten Osmani dhe me kolegë të tjerë nga institucione të shtetit vendosëm lule të freskëta te varri i presidentit Rugova i cili është edhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kjo Republikë është Republikë për rezistencë ndaj okupimit të Serbisë në Kosovë por edhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Sot në 18 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës”, tha ai.
Kurti tha se si shkrimtar shqiptar dhe si kritik letrar, Rugova e kuptonte si rrallë kush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore.
“Dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të 90-ta. U prehtë në paqe dhe i qetë”, deklaroi Kurti./rtk
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?