Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të shtunën, pasi ditë më parë ishte rrahur brutalisht në Podujevë.
I njëjti tash e gjashtë ditë ishte duke u trajtuar në Mjekim Intensiv dhe kishte lëndime të rënda në kokë.
Kështu ka deklaruar për Telegrafin mjekja kujdestare në QKUK, Agreta Gashi.
“Pacienti i moshës 18-vjeçare ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv tash e gjashtë ditë. Është pranuar si pasojë e lëndimeve që i ka marrë nga rrahja me mjet të fortë. Ka pasur lëndime të rënda në kokë. Është operuar në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe sot ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Gashi.
Për vdekjen e 18-vjeçarit kanë njoftuar edhe familjarë e tij. Sipas tyre, ai ishte goditur me veturë, e më pas ishte sulmuar me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...