Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka marrë fjalën para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin sa ishte në opozitë dhe tash në qeverisje.
“Meqenëse përfaqësuesit e pushteti po kanë qejf me u marr me histori po flasim për Albin Kurtin si opozitar dhe Albin Kurtin në pushtet. Lëviza Vetëvendosje kishin thirrur një protestë për ta kundërshtuar çmimin e lartë të energjisë elektrike, kurse sot është trefishi i asaj që ka qenë”, tha ai.
Ai krahasimet e tij i vijoi me:
“Më 29 shtator të 2019, Kurti kishte thënë ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që se paguajnë energjinë elektrike, qofshin në qeveri ose jo ndërsa deri tash ka paguar hiq më pak 113 milionë euro për shpenzimet e energjisë elektrike vetëm në veri”, tha Gashi./Arbresh.info/
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik