Një javë më parë, afati dimëror dukej mjaft i qetë për ekipin e Atletico Madridit të cilët nuk pritej që të bënin ndonjë lëvizje.
Sidoqoftë, duke marrë parasysh zhvillimet gjatë ditëve të fundit, ky afat kalimtar mund të jetë një ndër më të rëndësishmit për klubet e La Liga-s.
Duke marrë parasysh lajmet se Angel Correa do të largohet nga klubi në favor të kalimit në Arabinë Saudite, Atletico Madridi tashmë është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Thiago Almada i Atlanta United është përmendur si një opsion i mundshëm, por tani gazetari Alfredo Pedulla ka raportuar se klubi madrilen është i interesuar për shërbimet e Moise Kean të Juventusit.
Tashmë besohet se kontaktet e para mes dy klubeve kanë nisur dhe se “Zonja e Vjetër” do të pranojë shitjen e Kean për një çmim të arsyeshëm.
Kean ka vuajtur për të pasur minuta rregullisht tek Juventusi gjatë maujve të fundit, teksa Chiesa dhe Vlahovic janë para tij në preferencat e Allegrit.
Për këtë shkak, transferimi i tij tek Atletico Madrid po shihet si shumë i mundshëm, por fillimisht do të duhej që Correa të largohej, në mënyrë që transferimi të realizohet./Telegrafi/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...