Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e së djelës nga krismat e armëve. Pranë vendit të quajtur Poliklina, ndaj një personi është qëlluar me armë zjarri, ku fillimisht ai është plagosur, por më pas, për shkak të plagëve, mësohet nga burime policore dhe spitalore se ka ndërruar jetë.
Nga pamjet në vendngjarje shihen shumë policë të armatosur, të cilët kanë rrethuar skenën e krimit, si dhe janë vënë në ndjekje të autorit ose autorëve të dyshuar. Për momentin nuk është bërë publik identiteti i personit të vrarë.
Të dhëna nga vendi i ngjarjes informojnë se viktima është një 22- vjeçar me inicialet G. S, (Gëzim Sinomata) i cili duket se është qëlluar pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”.
“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, bëri të ditur policia e Vlorës./rtsh.al/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...