Derisa thashethemet e mëparshme kanë pretenduar që telefoni i ardhshëm Huawei P9 do të lansohet në mars të këtij viti, një raport tjetër pretendon që telefoni i mençur do të prezantohet zyrtarisht nga kompania në eventit CES 2016, që pritet të mbahet nesër.
Sa i përket karakteristikave të pajisjes, raporti i ri zbulon që telefoni do të ketë 6GB RAM dhe dy kamera prapa, transmeton arbresh.info. Në rast se iu kujtohet, edhe më parë ka pasur raporte që telefoni i mençur do të ketë dy kamera, por informacionet për 6GB RAM janë krejtësisht të reja.
Huawei P9 mendohet gjithashtu se vjen me ekran 5.2 inç, procesor Kirin 950 SoC, dhe sensor për njohjen e shenjave të gishtave./arbresh.info

Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...