Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një videoadresimi u ka uruar qytetarëve më shumë lumturi, prosperitet e perspektivë në Vitin e Ri 2024.
Kreu i PDK-së ka uruar që në vitin 2024 të ketë vende të reja pune, mbështetje për sipërmarrësit, kushte më të mira për policët, mjekët, mësuesit, rritje të mirëqenies sociale për kategoritë në nevojë, shrkaun
“Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të mbushur me shpresë, gëzim dhe mundësi të pakufishme. Qoftë ky vit një testament për shpirtin tonë të palëkundur dhe përkushtimin tonë për ndërtimin e një Kosove më të ndritshme dhe më të begatë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka kujtuar që edhe ky vit, i cili u përcoll me ekonomi të rënduar, sanksione nga BE, drejtësi të mohuar, demokraci të lënduar, shëndetësi e arsimi të degraduar dhe shuarje të diplomacisë, nuk ishte i lehtë për Kosovën.
“Të gjitha, fatkeqësisht, ishin në regres. Vetëm arroganca e papërgjegjësia në qeverisje shënuan progres. Kjo nuk është Kosova që e meritojmë. Kjo nuk është Kosova që e duam. Kjo nuk është Kosova për të cilën kemi punuar e sakrifikuar”, theksoi Krasniqi.
Krasniqi tha se PDK si parti e lirisë dhe e shtetndërtimit është e angazhuar që ta kufizoj keqqeverisjen.
“Kosova është krenari e përhershme. Në kohë edhe më të vështira kemi dalë fitimtarë, më të fortë dhe më të bashkuar, të shtyrë nga pasioni dhe dashuria e palëkundur që ndajmë për atdheun tonë të dashur”, është shprehur Krasniqi./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit