Një 21 vjeçar është lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, lidhur me rastin është ndaluar për 48 orë i dyshuari i cili ishte ngasësi i automjetit.
Ndërkaq, viktima është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë.
“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e ketij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori (S.K.21 vjeç)ku sipas mjekut kujdestar I lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar I cili urdhëron që ngasësi I automjetit (Xh.Zh.21 vjeç nga Prizreni) të mbahet në ndalim për 48 orë.”, ka thënë Bytyqi./Arbresh.info/
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?