Gjatë ditës së shtunë vikendin që lamë pas është tërhekur shorti për Kampionatin Evropian, “Gjermania 2024”.
Grupi B, për shumicën e opinionit sportiv po cilësohet si “grupi i vdekjes”, shkruan Arbresh.info.
Në këtë grup bën pjesë Shqipëria së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Lidhur me këtë short është prononcuar edhe trajneri i Italisë, Luciano Spalletti.
Në një intervistë për Sky Sport, strategu italian ka thënë se këto ndeshje të këtij grupi mund të ishin sfida çerekfinale,
“Duke e parë këtë grup, këto mund të ishin ndeshje çerekfinalesh. Por gjithsesi, të gjitha gjërat duhen përballuar. Ne duhet të bëjmë Italinë, jemi Italia ndaj janë ndeshje që duhet t’i luajmë”, ka thënë fillimisht Spalletti.
Ai tutje vlerësoi kombëtaren e Italisë, duke thënë se asnjë kundërshtarë nuk duhet të jetë i lumtur që ka përballë Italinë.
“Askush nuk do të jetë kurrë i kënaqur kur luan përballë Italisë. Nëse e shohim nëpërmjet syve të të tjerëve, të gjesh Italinë nga vazo e katërt si kundërshtar nuk mund të jetë diçka që i bën të lumtur”, shtoi tutje ai.
Për fund ai theksoi se Italia duhet të shkoj në Gjermani dhe të tregoj se çfarë mund të dhurojnë ata.
“Ne duhet të shkojmë atje dhe të tregojmë çfarë nivel skuadre dhe futbolli mund të dhurojmë”, përfundoi Luciano Spalletti.
Kujtojmë që Italia është kampione në fuqi e Evropës./Arbresh.info/
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...