Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
ASK njofton se më pak thëngjill i prodhuar në shtator 2023 sesa në shtator 2022
Gjatë muajit shtator të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 459.78 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 359.99 GWh ose 14,3% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022).
“Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,9%. Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.02 mijë ton, ose 28,6% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njofton ASK.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...