Regjistrimi i popullsisë është shtyrë përsëri nga Qeveria e Kosovës.
Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë, është marr vendim që regjistrimi i popullsisë të bëhet nga 5 prill deri me 17 maj 2024.
“Gjatë së javës së kaluar kam përdorur autorizimin tim ligjor për të ndryshuar menaxhmentin e ASK-së si një hap para për të ngritur efikasitetin e procesit”, ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar.
Tutje, Kurti shtoi se letra informuese që e ka pranuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati dëshmon se procesi i regjistrimi të popullsisë nuk është menaxhuar mirë, por kësaj radhe tha se është premtuar se gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...