Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti pritet të takojë sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi do nis nga ora 16:35, raporton Arbresh.info.
Takimi do mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Mediet mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë. Ekipet e mediave duhet të jenë në oborrin e Qeverisë më së largu në orën 16:20. Pamjet nga fillimi i takimit do t’ju përcjellim përmes Zyrës për Komunikim me Publikun”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...