Modric është njëri nga emrat më të lakuar për një largim në Arabinë Saudite, për këtë ka folur agjenti i tij.
Gjatë verës vetë lojtari ka pranuar se ka refuzuar oferta nga Arabia, por që nga fillimi i këtij sezoni, kroati nuk është i kënaqur me rolin e tij në klub, shkruan Arbresh.info.
Duke marr parasysh se shumë ndeshje ka nisur nga stoli duke përfshirë edhe “El Classicon”.
Lidhur më këtë çështje ka folur edhe agjenti i tij.
“Këtë verë ka pasur interesim për Modricin me qëllimin e nënshkrimit të tij. Lojtari ka disa oferta, nga një klub i kryeqytetit dhe një klub tjetër”, ka thënë ai.
Ai tutje ka pranuar se Modrici mund të transferohet në Arabi në të ardhmen nëse ofertat janë të përshtatshme.
“Modric aktualisht po mendon për Real Madridin, por ideja që ai të transferohet në Saudi Pro League është e mundshme nëse oferta është e përshtatshme”.
Kujtojmë se Luka Modric është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012 kur u transferua nga Tottenhami./Arbresh.info/
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...