Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, njofton se është takuar sërish me, siç e cilësoi, mikun e madh të Kosovës, eurodeputetin e Gjelbër, Thomas Waitz.
Me anë të postimit në platformën X, ajo shprehet se diskutuan aktin e fundit të agresionit të Serbisë dhe rrugën drejt integrimit të Kosovës në BE.
Ndërkaq, Waitz u shpreh se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
“Jam i lumtur që takova sërish mikun e madh të Kosovës, eurodeputetin e Gjelbër, Thomas Waitz. Diskutuam aktin e fundit të agresionit të Serbisë dhe rrugën drejt integrimit të Kosovës në BE”, ka shkruar Gërvalla./Arbresh.info
Great to meet a great friend of Kosova again, Green MEP Thomas Waitz. We discussed the recent act of aggression by Serbia and the way to EU integration for Kosova. https://t.co/dyiYmGPp1K
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 14, 2023
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...