Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:
09:00
Komisioni i Pavarur i Mediave mbanë mbledhjen e radhës. (Zyrat e KPM-së, Pejton)
10:00
Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit organizon takim informues lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave me temën “Bashkëpunimi i asambleve komunale në Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave”. (Kuvendi Komunal, Lipjan)
10:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën me temën “Zbatimi i Agjendës së Gjelbër – Kosova tri vjet pas Samitit të Sofjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) mbajnë ceremoninë për publikimin e Programit për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)
10:00
INPO publikon raportin me titull “(Mos)Planifikimi i Prokurimit”. (Hotel Opera, rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë)
18:00
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Komunën e Prizrenit shënojnë përfundimin e fushatës sensibilizuese “E Du Pz”. (Shtëpia e Shani Efendisë, Prizren)
18:30
Kampioni Botëror i Muay Thai, Luan Rudaj dhe kundërshtari i tij, Raeisi bëjnë matjen e peshës zyrtare në prag të meçit për titullin e kampionit të botës. (Restorant “Mani Premium”, Malishevë
1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familje...
Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar
Protesta në të gjithë Italinë për 1 Majin, tensionet përshka...
Rezoluta e ShBA-së mirëpritet në Kosovë, kundërshtohet nga S...
Kos: Mali i Zi do të jetë i pari që do të anëtarësohet në BE...
Rusia intensifikon sulmet në infrastrukturën e Odesas