Policia e ka ndaluar një grup të njerëzve nga Sanxhaku me targa NP, që kishin ardhur për të marrë nuse.
Ata kishin të vendosur flamurin e Palestinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Personi është intervistuar. Në dëshminë e tij ai theksoi se flamuri e Palestinës e ngatërruan me atë të Sanxhakut, Nozi Pazarit apo boshnjak. Ata kanë hyrë nga Bërnjaku. Pas orës 14:00, policia ka ndaluar disa vetura me flamuj të Palestinës, rrugë transit. I ka ndaluar dhe legjitimuar, pesë apo gjashtë vetura”, tha Gashi.
Me urdhër të prokurorit flamuri është konfiskuar./Arbresh.info
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë