Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën Botërore mbajtën sot ceremoninë inauguruese për lansimin e Projektit për Reformim të Asistencës Sociale të Kosovës
Në këtë ceremoni ishin prezent Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Z. Massimiliano Paolucci, si dhe përfaqësues të shumtë të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.
Në fjalën e tij hapëse, Murati deklaroi se përmes Projektit për Reformim të Asistencës Sociale, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon të largojë diskriminimin brenda kategorive përfituese të asistencës sociale duke e bërë sistemin të atillë që në njërën anë lufton varfërinë ndërsa në anën tjetër nxit aktivizimin e përfituesve në tregun e punës.
“Z. Paolucci përgëzoi Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për përkushtimin në reformimin e skemës sociale duke thënë se ky projekt synon që të përfshijë të gjitha familjet që kanë nevojë për asistencë sociale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.
Gjithashtu, Z. Paolucci theksoi se zbatimi i këtij projekti ndonëse sfidues do të ketë një ndikim transformues në mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës.
Të dyja palët shprehën përkushtimin për pilotimin dhe më pas zbatimin e plotë të këtij projekti duke shfaqur dedikimin e tyre në thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm./Arbresh.info/




Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...