Një episod i turpshëm ndodhi gjatë ndeshjes Manchester City-Brighton me rezultat 2-1, ku u bënë protagonistë tifozët vendas. Të cilët nuk i kursyen koret ofenduese ndaj Sir Bobby Charlton.
Legjenda e Manchester United dhe kombëtares angleze, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje nga e cila vuante prej vitesh.
Charlton fitoi Kupën e Botës me Anglinë në 1966, teksa me “Djajtë e Kuq” luajti 17 sezone. Gjatë së cilave shënoi 249 gola duke fituar 3 tituj kampionë në Angli, një FA Cup, një Community Shield dhe një Champions League.
Në vitin që fitoi Botërorin me kombëtaren e Anglisë, Charlton fitoi edhe Topin e Artë. Në lidhje me veprimin e turpshëm të disa tifozëve të Citizens, kampionët në fuqi të Anglisë dhe Europës kanë reaguar, duke u distancuar nga ngjarja.
Klubi i dënon thirrjet e tifozëve dhe kërkon falje pa rezerva kundrejt familjes dhe miqve të Sir Bobby. Gjithashtu edhe ndaj Manchester United.
Në ditën kur stadiumi u ngrit për të nderuar legjendën tonë Francis Lee, tifozët tanë duhet të kuptojnë dhe vlerësojnë thellësisht nevojën për respekt në futboll”./ss
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick