Luis Suarez pritet të transferohet tek skuadra amerikane e Inter Miamit.
Suarez pritet të ribashkohet me Lionel Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba pas aventurës që kishin së bashku tek Barcelona për disa vite, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti nga Uruguay, është aktualisht pjesë e Gremios në Brazil, por që nga dhjetori pritet të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata.
“Zyrtarisht askush nuk ka thënë asgjë. Në analizat tona për sezonin e ardhshëm, e kemi një projekt me Suarezin dhe një pa të. Kështu që, kur të arrijë momenti dhe kur të definohet e ardhmja e Suarezit, do të jemi të gatshëm ta marrim vendimin e duhur”, deklaroi në konferencë për media, trajneri i Inter Miamit, Gerardo Martino.
Suarez më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Liverpool, Ajax, Atletico Madrid./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...