Ioan Niculae, një biznesmen miliarder, u dërgua në burg pasi u gjet fajtor për financimin e politikës në shkëmbim të favoreve nga qeveria.
Gjykata e Lartë e Rumanisë dënoi të enjten biznesmenin super të pasur Ioan Niculae me dy vjet e gjashtë muaj burg pasi kishte financuar ilegalisht një nga kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009.
Gjykata tha se Niculae pagoi 150 mijë euro te një anëtar i partisë Social Demokrate, në atë kohë në opozitë, para zgjedhjeve presidenciale, në këmbim të ndikimit në qeveri. Gjykata urdhëroi Niculae të paguajë një shumë të tillë në formë gjobe, raporton Kallxo.com.
Zyrtari i partisë që mori ryshfetin, Gheorghe Bunea Stanciu, u dënua me tre vjet burg.
Niculae, 60 vjeç, mbështeti kandidatin e kësaj partie, Mircea Geoana, në garën presidenciale, por kandidati i tij humbi në balotazh.
Niculae vlerësohet se ka një pasuri prej 1.1 miliardë eurosh sipas listës së Forbes. Investimet e tij janë më së shumti në energji, bujqësi, tregti, prona të paluajtshme dhe futboll./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit