Ndeshja Kosovë-Izrael do të shtyhet, me vendimin zyrtar që pritet të bëhet publik ditën e sotme.
Mediet izraelite raportojnë se Federata e Futbollit të Izraelit i ka bërë një kërkesë zyrtare UEFA-s për shtyrjen e këtij takimi, për shkak të konfliktit me Palestinën.
Kjo sfidë ishte planifikuar që të luhej më 15 tetor në Prishtinë, takim i vlefshëm për Grupin I për kualifikueset e EURO 2024.
Federata izraelite po ashtu ka anuluar rezervimin e hotelit në Prishtinë, ku do të akomodohej në prag të ndeshjen me Kosovën, ndërsa për këtë gjë është informuar edhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Megjithatë federatat respektive ende nuk kanë marrë një konfirmim përfundimtar nga UEFA dhe në rast se vendimi do të jetë për shtyrje të ndeshjes atëherë ndeshja me shumë mundësi do të caktohet të luhet në muajin dhjetor.
Deri në këto momente UEFA ka shtyrë ndeshjen e Izraelit ndaj Zvicrës më 12 tetor në Tel Aviv./ss
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Zbulohen preparate të padeklaruara për trajtimin e flokëve n...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh