Manastiri i Ardenicës po rrezikon shembjen. Shkak është bërë erozioni në pjesën jugperëndimore të këtij monumenti historik.
Nga rrëshqitja e tokës muret pothuajse janë çarë të gjithë.
Sokrat Nako njëri prej anëtarëve të stafit drejtues tregon se asnjë institucion nuk ka dhënë zgjidhje për këtë problem, ndonëse ka një studim të mirëfilltë për fortifikimin e kodrës.
“Muret mbajtëse janë hapur dhe janë gati të rrezohet. Ne kemi bërë një studim dhe një projekt të mirëfilltë për qepjen e të gjithë kodrës të manastirit me pilota. Ne kërkojmë ndihmë kush të ketë mundësi se ne si kishë nuk i kemi mundësitë që ta riparojmë vetë. Siç është çarë kjo, edhe muret brenda kanë filluar të çahen. Në disa vende edhe dyert nuk mbyllen më”, shprehet Sokrat Nako.
Manastiri “Lindja e Shën Mërisë” në Ardenicës, që është një nga më të vizituarit nga turistët, mendohet se i ka hedhur themelet në vitin 1282.
Ky objekt kulti i tipit Bizantino-ortodoks zë një sipërfaqe prej 2.500 metrash katrorë. Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima, në këtë monument historik flitet u bënë punime rregulluese./tch/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?