8 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni në Edinburg, Skoci dhe Londër, Angli. Të arrestuarit e moshës nga 20 deri në 41 vjeç, shtetas rumunë, bullgarë dhe shqiptarë, jetonin të gjithë në banesa sociale, por shisnin drogë në të gjithë Skocinë dhe më gjerë.
Operacioni u koordinua nga Londra dhe 8 kontrolle u kryen në Edinburg, Skoci dhe 2 kontrolle në Londër, Angli.
Pas kontrolleve, policia sekuestroi kokainë me vlerë 225,000 £ dhe 30,000 £ në para cash. Tetë të dyshuarit u vunë në pranga dhe u dërguan para gjyqtarëve në Gjykatën Sherif të Edinburgut.
Ata akuzohen për krime të ndryshme të trafikut të drogës dhe emigracionit.
Shqiptarët e arrestuar janë Hamit Morina 28 vjeç, Indrit Gaxha 23 vjeç, me pasaportë bullgare dhe Floriand Omeri, 33 vjeç./ BallkanWeb/
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, një person i...
Shtatë turistë humbin jetën në Rusi, u mbytën pasi po lëvizn...
Elvis Rexhbeçaj i jashtëzakonshëm, shënon gol në fund për t’...