Presidenti ukrainas, paralajmëroi kundër marrëveshjeve të dyshimta për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore./A2/
Kievi pretendon se, vetëm gjatë natës së fundit, ka arritur të rrëzojë 17 dronë rusë të llojit Shahed të prodhuar nga Irani.
Në raportin ditor të Kievit, theksohet se Rusia kishte lëshuar të paktën 24 dronë kamikazë, nga të cilët 17 janë shkatërruar në ajër.
Ndërkohë, nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u ngjit për herë të parë që prej shpërthimit të luftës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenky, i bëri thirrje botës të bashkohet për t’i dhënë fund agresionit rus kundër vendit të tij.
Në fjalimin e pasionuar në Nju-Jork, Zelensky tha se Moska bërthamore duhet të ndalet në përpjekjen për ta çuar botën drejt një lufte të fundit. Ai e akuzoi Rusinë se po përdor gjithçka si armë, nga ushqimi tek energjia dhe theksoi se nuk duhet lejuar të posedojë armë bërthamore.
“Ndërsa Rusia po e shtyn botën drejt luftës përfundimtare, Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që pas agresionit rus, askush në botë të mos guxojë të sulmojë një tjetër vend. Përdorimi i ushqimit apo energjisë si armë duhet të ndalet, krimet e luftës duhet të ndëshkohen dhe pushtuesi duhet të kthehet në tokën e tij”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas, paralajmëroi kundër marrëveshjeve të dyshimta për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore./A2/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja